Gjatë një emisioni televiziv që është zhvilluar këtë javë në Brazil, kameramani duket se nuk mund t’i bënte ballë linjave trupore të modeles e cila po defilonte në studion e televizionit, pasi vazhdimisht ia filmonte vetëm të pasmet.
Ai mbeti me fytyrë të skuqur kur pamjet që i kishte filmuar në emisionin televiziv u kritikuan shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët i postuan nëpër kanale private në YouTube, transmeton Telegrafi.
Modelja ishte duke pozuar para objektivit të kamerës, kurse kameramani në vend se ta filmonte gjithë ngjarjen e në veçanti mënyrën e të ecurit, ai kishte për fokus vetëm të pasmet e saj.
Por ajo çfarë u konsideruar më skandaloze është fakti se ai kishte afruar aq shumë zoom-in e kamerës, sa që i gjithë ekrani i një televizioni u mbush me të pasmet e saj. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cCWIXw0HtFc