Telegrafi

Kameramani më i interesuar për bukuroshen se sa për ndeshjen e futbollit, pamjet bëhen hit në rrjetet sociale (Foto/Video)

Derisa Anglia po zhvillonte një lojë para fillimit të Kampionatit Botëror, regjisorët e televizioneve u duken jo shumë të koncentruar për të marrë pamjet për të cilat ishin angazhuar.

Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamjet kur një vajzë e gjendur në ulëset e spektatorëve merr vëmendjen e kameramanit, në vend se të vetë ndeshjes së futbollit.

Një gjë e tillë mund të vërehet edhe në pamjet e publikuara në rrjetet sociale në të cilat shihet vajza e kapur nga kamerat, në vend se taktikat e menaxherit të përfaqësueses së Anglisë, Gareth Southgate.

Dhe kur janë publikuar pamjet, mediat kanë gjurmuar rreth asaj se kush mund të jetë vajza tërheqëse, duke nxjerr në pah se bëhet fjalë për Emma Louise Jones, një prezantuese radioje.

Veç kësaj, ka ardhur edhe reagim i vajzës: “Kjo nuk është fytyra ime e mërzitur, por është fytyra ime që tregon përqendrim”. /Telegrafi/