Site icon Telegrafi

Kameramani heroi, shpëtoi shtatzënën nga vetura në flakë (Video)

Patrick Perry dhe kolegia tij, reporterja Brittany Weiss nga televizioni WBRZ, kanë qenë duke shkuar për të zhvilluar një intervistë në Louisiana të Shteteve të Bashkuara, kur kanë hasur në një veturë jashtë rruge.

Për fat të keq, në makinën e përfshirë nga flakët që ishte përplasur për një peme, ndodhej një grua shtatzënë, transmeton Telegrafi.

Por, kameramani nuk ka hezituar të ndihmojnë dhe e ka nxjerr përjashta shoferen e cila pritet të lind brenda dy muajsh.

Pasi viktima ishte e shqetësuar, ai e ka kapur në krahë dhe e ka larguar në anën tjetër të rrugës, ku e ka shtrirë në asfalt.

Mësohet se 21-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore, kurse Perry po cilësohet si një hero lokal. /Telegrafi/

Exit mobile version