Telegrafi

Kamera që xhiron në 4K me 60fps po vjen në CES 2017!

Prodhuesi kinez, Yi Technology ka konfirmuar disa informata lidhur me kamerën e aksionit të rezolucionit 4K që do të shfaqet në ngjarjen teknologjike të muajit të ardhshëm, CES 2017.

Shumë pak specifikacione janë bërë zyrtare nga kompania deri tani, mirëpo kamera 4K pritet të incizojë materiale në 60 frame për sekond. Pajisja pritet të lansohet në treg gjatë vitit të ardhshëm.

“2016 ka qenë një vit i larmishëm për kompaninë tonë pasi që kemi lansuar disa kamera të reja, dronin Yi Erida dhe kemi bërë bashkëpunimin e parë me Google për zhvillimin e një kamere të realitetit virtual.” – bën të ditur drejtori ekzekutiv i kompanisë.

“Përveç shfaqjes së kamerës 4K, kompania pritet të zbulojë edhe detaje të reja mbi dronin e ri Erida që do të jetë droni më i shpejtë në treg, duke udhëtuar me shpejtësi 75mph dhe që mund të qëndrojë në ajër deri në 40 minuta.”

Për detajet tjera mbi kamerën e re me rezolucion 4K, duhet të presim deri në muajin tjetër kur pajisja do të shfaqet zyrtarisht në CES 2017.