Telegrafi

Kamera në kutinë e unazës për të regjistruar momentin e propozimit (Video)

Në kutinë e zezë është e vendosur një kamerë e vogël, e cila duhet të vihet në funksion para se të bëhet ulja e zakonshme në njërin gju.

‘Ring Cam’ që tani është në dispozicion për të gjithë, ishte prezantuar si punim shkollor nga pesë student.

Kur njëri nga studentët e Universitetit Hope në Michigan të ShBA-së deshi ti propozoj për martesë të dashurës, ata erdhën me këtë ide interesante.

Meqenëse regjistrimi pati sukses, ata e patentuan këtë punim dhe drejtat e prodhimit i shitën tek një kompani amerikane.

Të gjithë ata që duan të kenë një kuti të tillë, mund të blejnë për 120 dollarë, e ata q nuk mund të përballojnë çmimin, kutinë mund të huazojnë për 40 dollarë./Telegrafi/