Instagram Stories ka sërish problem, ndërsa përdoruesit kërkojnë intervenim të menjëhershëm.
Gjatë muajit prill, Facebook i ka dhënë Isntagramit një opsion, që e bën më shumë si Facebook, transmeton Telegrafi. Me përditësimin e ri, postimet në Stories, nuk kanë nevojë të kenë bazën në fotografi apo video.
Nëpërmjet tyre, mund të bëni pyetje, të kërkoni votim për diçka, kuize, numërime së prapthi, si dhe imazhe që e kanë bazën në tekst. Bashkë me Boomerang, Superzoom dhe filterat e kamerës, këto opsione ishin mjaft të pëlqyeshme.
Mirëpo, ka një problem serioz me kamerën në Instagram Stories që ka nevojë për përditësim, që duhet të ndodhë sa më parë të jetë e mundur.
Kuadri për të kapur fotografinë, zë më shumë hapësirë se sa duhet, teksa mund të zvogëlohet deri në minimumin e dëshirueshëm, që të shkrepet imazhi i duhur. Mirëpo, në fotografinë e realizuar, mungon një pjesë e pjesës së sipërme, shumicët e rasteve, koka, apo sytë dhe pjesa mbi ballë në selfie.
I vetmi problem i kamerës së instagram Stories nuk është vetëm ky, meqë para se të realizohet fotografia, shfaqet një gjysëm rrethi poshtë, që nuk lejon të tregohet se çfarë ka në atë hapësirë, e cila më pas del në imazh. /Telegrafi/