Telegrafi

Kamera e vëzhgimit zbuloi se çfarë bën një qen kur është vetëm në shtëpi

Ndonëse mendojmë se qentë tanë sillen mirë, ne kurrë nuk e dimë se çfarë po bëjnë ata pas shpine.

Madje, kur askush nuk shikon, ata nuk janë gjithmonë engjëj.

Karlee Wippler ishte e bindur për këtë kur vendosi një kamerë vëzhgimi në shtëpinë e saj në mënyrë që të kontrollonte se çfarë po bënte qeni i saj Millie ndërsa ajo ishte larg shtëpisë, përcjell Telegrafi.

Qeni as nuk ishte në dijeni të kamerës që regjistronte çdo lëvizje të tij, kështu që ecte rreth tryezës së kuzhinës.

Wippler iu drejtua asaj përmes kamerës dhe i kërkoi të zbriste nga tavolina.

Qeni kokëfortë vendosi të mos e bënte, por shikoi kamerën sikur po përpiqej të thoshte diçka refuzuese.

Shikoni pamjet simpatike më poshtë, të cilat mblodhën disa miliona shikime. /Telegrafi/

@karburrows First day finding out what Millie does when she is home alone ?? #TargetHalloween #fyp #goldendoodle #baddog #MakeItCinematic ♬ original sound – Karlee Wippler