Telegrafi

Kamera e vendosur në uniformën e policit amerikan, shfaq momentet para dhe pas shpërthimit në Nashville

Pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në uniformën e një zyrtari policor gjatë të hënës, kanë kapur momentet pak para shpërthimit në Nashville – si dhe situatën kaotike që krijohet një minutë më pas.

Kamera e zyrtarit policor amerikan Michael Sipos, që është një nga gjashtë policët që u shfaq i pari në vendin e ngjarjes, pasi një furgon i dyshimtë kishte paralajmëruar përmes një audio-incizimi të evakuohen banorët, tregon momentet e tmerrit, transmeton Telegrafi.

Videoja shfaq Siposin dhe kolegët e tij duke vrapuar rrugëve të Nashville. Ata kishin për detyrë që në kohë sa më të shkurtër të evakuojnë zonën.

Është interesant se si pak momente para shpërthimit gjithçka dukej qetë, dhe assesi banorët nuk mund ta imagjinonin që disa minuta më pas do të ndodhte një shpërthim tejet i fuqishëm. /Telegrafi/