Telegrafi

Kamera e vendosur në derën e një shtëpie private në Denver, kap momentin kur një grua ikë nëpër borë nga burri që i ishte vënë me “pick-up”

Një kamerë e vendosur në zilen e një shtëpie private ne Denver të SHBA-ve, shfaq momentin kur një grua ndiqet nga pas nga një furgon i cili me gjasë e kishte shfrytëzuar terrin për ta bërë këtë vepër.

Videoja tani po përdoret si provë materiale nga ana e policisë që është duke i kryer hetimet, ku shihet gruaja duke vrapuar derisa ndiqet nga një burrë që ishte brenda një “pick-up” në jug të këtij qyteti.

Ndjekja ka ndodhur para disa shtëpive në një lagje në rrugën Yosemite ka njoftuar policia e atjeshme.

Ngjarja ka ndodhur të premten, ku kamerat e vendosura në njërën nga shtëpitë private, kanë kapur gruan e paidentifikuar duke ikur nëpër borë, derisa pas saj lëvizë vetura.

Megjithatë edhe shoferi i veturës si dhe gruaja më nuk duken, dhe që nga ajo natë nuk ka as edhe një gjurmë prej tyre.

Policia e Denverit prej asaj kohe e ka cilësuar situatën si dhunë në familje, por pasi që gruaja dhe burri janë partnerë, identiteti i tyre mbetet i panjohur. /Telegrafi/