Një shofer i Tesla po voziste në autostradën I-77 në jug afër Uptown, Karolina e Veriut, kur pa një makinë duke u përplasur nën një kamion.
Shoferi i Tesla, Ben O’Morrow, tha se aksidenti ndodhi të hënën në mëngjes në autostradën I-277.
Ai vuri re ngadalësimin e trafikut përpara, por vetura prapa që u përplas po udhëtonte shpejt dhe dukej se nuk po i vërente makinat që ngadalësoheshin përpara, transmeton Telegrafi.
https://youtu.be/tmllOIEp2-Q
Siç mund ta shihni nga videoja më sipër, një Nissan ndryshon korsi dhe përplaset me makinën pas Tesla të O’Morrow. Pastaj, ajo përfundon nën një kamion, i cili e shtyp plotësisht anën e pasagjerit dhe e tërheq nëpër autostradë për pak kohë. O’Morrow thotë se ai u shpejtua menjëherë dhe u sigurua që makina e tij të mos bëhej viktimë e një përplasjeje.
Ekspertët u kërkojnë shoferëve që t’i kushtojnë vëmendje të madhe vozitjes, të qëndrojnë vigjilentë dhe të ngasin makinën sigurt. /Telegrafi/