Telegrafi

Kamera e sigurisë në ashensor filmon burrin duke rrahur brutalisht gruan e tij, policia braziliane në kërkim të sulmuesit (Video, +18)

Një burrë në Brazil është filmuar nga kamera e sigurisë e vendosur brenda ashensorit, duke rrahur brutalisht gruan e tij.

Si rezultat i këtij veprimi të tmerrshëm, policia është vënë në kërkim të burrit të paemëruar që është filmuar duke e goditur grushta në fytyrë gruan, e cila mundohej të mbrohej duke e mbuluar fytyrën, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme u zbulua fal kamerave të sigurisë të vendosura nëpër ashensorët e bllokut të apartamenteve, ku shihet qartë se si ky burrë e godet edhe me gotën që e kishte të mbushur me birrë.

Me të publikuar pamjet në internet, policia ka filluar hetimet dhe menjëherë ka identifikuar dyshen, kurse burri i viktimës po kërkohet dhe pritet të akuzohet për sulm fizik.

Në anën tjetër viktima është këshilluar të kërkojë ndihmë dhe në momentin që burri i saj kapet nga policia, do të urdhërohet që të qëndrojë edhe në të ardhmen sa më larg saj.

Sulmi raportohet të ketë ndodhur në qytetin brazilian Valparaiso de Goais, ku viktima për më shumë se një minutë goditet vazhdimisht nga burri që nuk heziton edhe t’ia shkul flokët. /Telegrafi/