Site icon Telegrafi

Kamera e sigurisë filmon një nënë në Teksas duke e braktisur të birin dyvjeçar (Video)

Zyra e sherifit në Montgomery të Teksasit është vënë pas një gruaje, e cila braktisi të birin dyvjeçar para derës së një shtëpie private.

Kamerat e sigurisë të instaluara në një shtëpi private, kanë filmuar momentin kur gruaja e dyshuar troket në derë dhe largohet me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes me një veturë të bardhë, duke e lënë djalin para derës, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si kjo grua e tërheq zvarrë të birin deri para derës së shtëpisë, dhe largohet me shpejtësi të madhe nga frika se mund ta zënë.

Por, zyrtarët policorë janë duke kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin e kësaj gruaje, e cila pa pikë mëshire braktisi të birin sikur të mos kishte bërë asgjë të keqe. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version