Telegrafi

Kamera e sigurisë filmon momentin kur vogëlushin nga Vietnami e shqelmon kali (Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një djalë të vogël, kali e godet shkelm duke e rrëzuar në tokë në një rrugë të frekuentuar nga veturat në Vietnam.

Në video shihet vogëlushi, i cili duke u munduar të luaj me kalin fillon ta prekë, por në një moment kali i bardhë që qëndronte e shkelmon ku nga goditja e fortë e hedh në një motoçikletë të parkuar, transmeton Telegrafi.

Edhe pse goditet fuqishëm, vogëlushi fillon të qajë, derisa disa momente më pas shfaqet nëna e tij e cila vrapon për ta marrë.

Videoja është publikuar në LiveLeak, dhe prej atëherë është shikuar nga më shumë se 160 mijë persona dhe ka nxitur mbi pesëmijë komente.

Shumë komentues kanë kritikuar prindërit e vogëlushit që e kanë lënë pa përkujdesje afër kalit. /Telegrafi/