Telegrafi

Kamera e Panasonic ju bën të bukur

Kamera digjitale Panasonic Lumix DMC-FP7 posedon softuer, i cili mundëson dhënien e makijazhit në fytyrën e personit të fotografuar, mund të fshehë rrudhat dhe t’i bëjë dhëmbët e bardhë. Po ashtu, ekziston mundësia e përcaktimit të shkallës së zbukurimit të fytyrës në fotografi.

Opsioni i makijazhit mundëson dhënien e ngjyrave dhe toneve, ndërsa mund të shtohet edhe buzëkuq apo dhënie të ngjyrës së kuqe edhe në fytyrë.

Krahas zbukurimit, është edhe mundësia për ta bërë personin të frikshëm, sikurse zombit nëpër filma.

Rezultatet më të mira arrihen me përdorimin e opsioneve estetike, me ç’rast personi duket më i ri dhe më i bukur.

Sipas Telegraph, kamera Panasonic Lumix DMC-FP7 posedon sensor 16 megapikselësh dhe ekran LCD TFT Touch Screen 3.5 inçësh. /Telegrafi/