Site icon Telegrafi

Kamera e kapur në qafën e qenit, dyshohet se e ka xhiruar Big Foot-in (Video)

Në Oregon të Shteteve të Bashkuara, pronari ia ka vënë qenit një kamerë në qafë dhe e ka lëshuar të shëtisë i lirë nëpër një pjesë malore.

Pasi e ka marrë xhirimin që ka bërë GoPro, ai është befasuar me atë që ka parë, transmeton Telegrafi.

Një krijesë që ngjan me misteriozin Big Foot, duket se shfaqet nga askund dhe zhduket me shpejtësi.

Megjithëse dyshohet të jetë ‘këmbëmadhi’, ka të tjerë që mendojnë se është ndonjë majmun i madh. /Telegrafi/

https://youtu.be/YWPpFUk7zEI

Exit mobile version