Asaj ju tha se avioni kishte pësuar avari dhe se ajo rrezikonte të humbte jetën, për shkak të një manovre të gabuar të pilotit.
Në videon e publikuar në internet, Hilton shihet e përfshirë nga paniku dhe shpërthen në lot.
Bashkëpunëtorët e shakasë i thonë se, “Fati tragjik i avionit është vendosur, përplasja në det është vetëm çështje minutash”, transmeton noa.
Kështu Paris vendoset para një zgjedhjeje, të qëndrojë brenda avionit ose të hidhet me parashutë. Pavarësisht se kërcënimi duket real Hilton refuzon parashutën, duke preferuar të mbetet në dorë të fatit.
Për ta bërë shakanë edhe më reale, disa pjesëtarë të kabinës u hodhën me parashutë.
Në përfundim të shakasë, Hilton zbritet në tokë dhe vihet në dijeni se gjithçka ishte shaka. “Ishte momenti më i frikshëm i jetës sime”, tha 34 vjeçarja.