Grupi i të rinjve GJ07Prank nga Gjakova, janë rikthyer me një video të re në të cilën testohet besnikëria e qytetarëve të vendit tonë.
Ata përmes këtij eksperimenti social, janë mundur ta dëshmojnë thënien se shqiptarët janë populli më besnik në Ballkan e edhe më gjerë, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë mund t’i shihni reagimet e qytetarëve kur anëtari i kamerës së fshehtë tenton t’i “mashtroj”, duket u thënë se kinse u kanë rënë para nga xhepi apo portofoli.
Kjo nuk është hera e parë që ky grup i të rinjve sjellin video me eksperimente të ndryshme sociale, me të cilat kanë për qëllim të rrisin vetëdijen tek qytetarët. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=7hJKGuQvZOw&feature=youtu.be