Kohëve të fundit është bërë “trend” që vajzat apo djemtë e rinj të tallen me partnerët e tyre, duke i bërë xheloz në mënyra të ndryshme.
Së fundmi është publikuar një video në të cilën shfaqet një vajzë e re, e cila kishte vendosur të tallet keq me të dashurin e saj, të cilin e telefonon dhe i thotë se po e pret në shtëpi, transmeton Telegrafi.
Por, derisa ai ishte nisur rrugës për në shtëpi, ajo kishte menduar një metodë të pazakontë që ta bëjë xheloz.
Ajo kishte veshur një ari kukull me xhinse dhe çorape që në shikim të parë dukej si një mashkull, të cilin më pas e ka vënë në shtrat duke i hipur sipër.
Dhe në momentin që futet në dhomë ndodh befasia, gjen të dashurën sipër “mashkullit” misterioz.
Ai reagon ashpër duke iu vërsulur të dashurës në shtrat, por në momentin e fundit e kupton që ishte pre e një kamere të fshehtë.
Edhe pse ishte një shaka, ai për disa momente nuk u qetësua, duke i bërtitur të dashurës së kësi lloj shakaje nuk bëhet, duke e “kërcënuar” se do t’ia kthejë me të njëjtën monedhë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=O1Kj4ZPt7ck