Site icon Telegrafi

Kamera e autoshkollave, ve nën presion kandidatët (Video)

Kamerat vazhdimisht xhirojnë veturat e auto shkollave, gjatë mbajtjes së orëve të vozitjes nga kandidatët për patentë shoferi. Materialet e incizuara prej 40 minutave vozitje me kandidatët duhet të barten tek arkivi i auto shkollës. Nëse kandidatët gjatë vozitjes nuk arrijnë në kohën e caktuar, atëherë ato orë të mbajtura nuk vlejnë, dhe duhet të përsëriten.

“Kamerat janë të paraparë të mos bëhen anomali. Kandidati duhet të mbaj 36 orë vozitje në përcjellje të kamerave, dhe ligjëratat duhet të mbahen nën vëzhgimin e kamerave dhe janë të paraparë 20 orë ligjërata të domosdoshme në një lokal që është i pajisur me kamera”, u shpreh për tv21 Nexhmedin Fazliu, Drejtor i auto shkollës.

Reagojnë edhe instruktorët, të cilët thonë se shpesh kanë probleme me kamerat, pasi që ato shkyçen në rrugë me gropa.

“Jemi nën presion të madhe me vendosjen e kamerave, si ne instruktorët, ashtu edhe kandidatët. Ajo shpesh tërheq vëmendjen derisa jemi duke vozitur, ndërsa ndodhë që ato shpesh të shkyçen nëpër rrugët e pa ndërtuara mirë dhe për këtë nëse shkyçet, atëherë ora e vozitjes mund të dështojë”, tha Elizabeta Taskovska, instruktore.

Transferimi i materialeve të regjistruara bëhet përmes kartelave, të cilat arkivohen në arkivin e autoshkollës. Sipas ligjit, të gjitha regjistrimet duhet të ruhen 20 ditë nga dita që kandidati ka kryer orët e vozitjes./Telegrafi/

Exit mobile version