Telegrafi

Kamer Qaka i shpëton jetën kundërshtarit që humbi ndjenjat në fushë

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kamer Qaka ka bërë heroin në Rumani.

Në ndeshjen mes Universita Krakovia dhe Poli Iasi, kundërshtari, Valentin Mihaila humbi ndjenjat në fushë pas një goditje në nofull.

Qaka i ndodhur shumë pranë kundërshtarit që humbi ndjenjat, nuk ka nguruar t’i japë ndihmën e parë 18-vjeçarit, duke e kthyer në njërin krah, shkruan panorama.com.al.

Lexo po ashtu Zvezda e Beogradit interesohet për transferimin e shqiptarit, gati oferta për Kamer Qakën

Ky veprim e ndihmon personin që humb ndjenjat në lirim e frymëmarrjes.

Më pas mbërritën mjekët e të dyja skuadrave dhe ambulance, që transportoi futbollistin drejt e në spital.

Për fat të mirë, Mihaila u përmend në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjendja e tij po stabilizohet.