Site icon Telegrafi

Kamenos: Nuk do të votojmë marrëveshje çka do të përmbajë termin Maqedoni

Partneri i koalicionit të qeverisë greke, ministër për mbrojtje të Greqisë dhe kryetar i Grekët e Pavarur, Panos Kamenos mbron qëndrimin e tij se nuk do të mbështes marrëveshje çka do të përmbaj termin Maqedoni dhe mendon se duhet takim liderësh nën kryesimin e kryetarit të shtetit që të ndryshohet vendimi i sjellur në vitin 1992, sipas të cilës emri duhet të jetë pa termin Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informon korrospodentja AIM nga Athina, Panos Kamenos pozitën e tijë të pa ndryshuar e përsëriti sot në konferencë shtypin, në të cilën tha se partia ka qëndrim të qartë, por ishte i rezervuar se a do të mund të kalonte marrëvehsja tek ne.

Partneri i koalicionit në qeverinë greke sqaroj procedurën që do të pasojë pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe tha se ajo mund të jetë proces që mund të zgjas edhe një vit, ndërsa në Kuvend do të vijë pas zgjedhjeve në Greqi. /Telegrafi/

Exit mobile version