Site icon Telegrafi

Kamennos: Do të bëj gjithçka që termi “Maqedonia” të mos jetë pjesë e zgjidhjes

Panos Kamennos, lider i partisë “Grekët e Pavarur”, partner koalicioni me Alexis Tsipras, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që termi “Maqedonia” të mos përfshihet në zgjidhjen e mundshme të çështjes së emrit.

Ai ka deklaruar se nuk pajtohet me mënyrën se si Qeveria greke bisedon për këtë çështje, duke shtuar se nuk do ta votoj marrëveshjen e mundshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kamennos është i bidur se nuk do të ketë votim, sepse sipas tij, Maqedonisë i duhen 10 vite për të përfunduar ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/

Exit mobile version