Dimitris Kamennos, njëri nga nënkryetarët e Qeverisë greke, si edhe deputet i partisë “Grekët e Pavarur”, ka deklaruar se nuk do të arrihet zgjidhje për çështjen e emrit.
Sipas tij, me këtë rritëm të rrjedhës së zhvillimeve, nuk ka hapësirë për ujdi, pasi që këta njerëz (maqedonasit) nuk mund t’i ndryshojnë gjërat që ne (grekët) mendojmë se janë të patjetërsueshme, për t’u marrë si garancë.
Kamennos e ka kritikuar Zaevin duke thënë se në një periudhë bisedimesh serioze, ai ka dhënë deklarata humoristike për ndryshim të Kushtetutës greke. Deputeti Kamennos kërkon nga Zaevi që të sqarojë “provokimet turke”./Telegrafi/