Një person ka lyer veten me lëndë ndezëse me qëllim që t’ia vë flakën vetes në shenjë revolte ndaj një vendimi të lëshuar nga gjykata.
Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 08:15 në fshatin Poliqk të Kamenicës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, personi po ashtu ka bllokuar rrugën me një automjet të rëndë (ekskavator) si dhe ka hedh lëndë ndezëse (benzinë) edhe tek ekskavatori.
Personi këtë veprim e ka ndërmarr për ta penguar kompaninë fituese në kryerjen e punimeve në vendosjen e largpërçuesve të tensionit të lartë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim