Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Kamenicë është sulmuar dhe rrahur nga bashkëshorti i saj.
Rasti ka ndodhur në Kamenicë, të martën rreth orës 20:00.
Viktima, si pasojë e rrahjes ka marrë tretman mjekësor në QMF-Kamenicë.
I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim