Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 18:12 në fshatin Lajqiq të Kamenicës, një person ka njoftuar për djegie të 60 ari me pemë të mbjellura dhe 60 ari pyll.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se si pasojë e zjarrit që e kishte ndezur i dyshuari mashkull K/Shqiptar iu kishin djegur 60 ari me pemë të mbjella dhe 60 ari pyll.
Është njoftuar prokurori kujdestar i cili e ka cilësuar rastin, ndërsa lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/