Komuna e Kamenicës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se do të ofrojë mbështetje financiare për foshnjat e porsalindura
Në njoftim thuhet se tani e tutje, çiftet do të subvencionohen me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura.
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka thënë se lindja dhe rritja e fëmijëve është sfidë e përgjegjësi e madhe, andaj çiftet tani e tutje do të subvencionohen me nga 200 euro.
“Krijimi i familjes është një nga vendimet më të rëndësishme për çdo çift. Lindja dhe rritja e fëmijëve, është lumturi por edhe përgjegjësi e sfidë e madhe. Sa më të vështira kushtet ekonomike, aq më e madhe sfida. Prandaj, tani e tutje do të subvencionojmë çiftet me nga 200 euro si mbështetje për foshnjat e porsalindura”, ka shtuar Kastrati. /Telegrafi/