Që nga viti 2014, që kur është pensionuar gjinekologu, QKMF-ja e Kamenicës ka mungesë të gjinekologëve vendas, andaj ky institucion nga viti i kaluar ka lidhur marrëveshje me spitalin e Gjilanit për zgjidhjen e këtij problemi, raporton KTV.
Komuna ka shpallur dy herë konkurs për gjinekologë, mirëpo nuk ka pasur të interesuar.
Sipas drejtorit të QKMF-së, Rabit Dermaku, duhet të bëhet një zgjidhje e përhershme dhe se për këtë problem është dashur të mendohet shumë më herët.
Si pasojë e mungesës së gjinekologëve, Dermaku thotë se gratë shtatzëna është dashur të shkojnë në Gjilan edhe për kontrolle të zakonshme.
Mirëpo, Ministria e Shëndetësisë ka premtuar se do të dërgojë gjinekologë për specializim, por kjo zgjat deri në 6 vjet, e deri atëherë QKMF-ja duhet të vazhdojë marrëveshjen me spitalin e Gjilanit.