Në internet është hedhur një filmim, që e tregon momentin e mahnitshëm se si e ndryshon kameleoni ngjyrën e lëkurës.
Reptili i vogël që mbahet në dorë nga një njeri, shihet duke kapsitur sytë, ndërsa përpiqet që të dalë nga lëvozhga, transmeton Telegrafi.
Ende pa i hapur si duhet gjymtyrët, kjo krijesë nisë të ndryshojë nuancën që të bëhet një me vendin ku qëndron.
Në fund të xhirimit që mund ta shihni më poshtë, kameleoni ka ngjyrë shumë më të errët, se sa e gjelbra me të cilën lindi. /Telegrafi/
https://youtu.be/DB_W81t3xmc