Telegrafi

Kamçevit nuk i jepet pasaportë e përkohshme

Gjykata Penale në Shkup informon se gjyqtari nuk ka refuzuar kërkesën për dhënien e pasaportës të përkohshme për të akuzuarit në rastin “Perandoria”, biznesmenit Orce Kamçev dhe Cvetan Pandeleski, pronar i kompanisë “Pelisterka”.

“Gjykata Penale në Shkup gjegjësisht gjyqtari i procedurës paraprake i cili procedon në rastin konkret, pas marrjes së mendimit nga prokurori kompetent me të cilën nuk jep pajtueshmëri për dhënien e pasaportës së kërkuar”.

Kamçev dorëzoi kërkesë për marrjen e pasaportës së përkohshme prej një viti dhe për këtë dha edhe garanci./Telegrafi/