Site icon Telegrafi

Kamçev dhe Pandelleski dalin nga paraburgimi

Biznesmeni Orçe Kamçev dhe Cvetan Pandelleski dalin nga burgu, sepse Gjykata e Apelit-Shkup iu ka caktuar masën e burgut shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me vendimin e Këshillit të Këshillit të Gjykatës së Apelit-Shkup KSZH-844/18 nga 27.12.2018 kundër të akuzuarit O.K është caktuar masa e burgut shtëpiak.

Me vendimin e Këshillit të Gjykatës së Apelit-Shkup KSZH-865/18 nga 27.12.2018 kundër të akuzuarit C.P iu është caktuar masa e burgut shtëpiak.

Vendimet e mara do të publikohen në ueb faqen e gjykatës brenda afatit të përcaktuar me Ligjin për menaxhimin e lëvizjes së lëndëve në gjykata”, thuhet në deklaratën e Gjykatës së Apelit./Telegrafi/

Exit mobile version