Biznesmeni Orce Kamçev sot në Gjykatën Penale ka dëshmuar për lëndën “Tortura” në lidhje me arrestimin e Ljube Boshkoskit në vitin 2011, me thirrje të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kam folur me shumë njerëz, ndoshta edhe ju keni folur shumë atë ditë, njejtë si edhe gjykatësja. Nuk është e ndaluar të flitet për krim” ka thënë Kamçev në gjykatë.
Ai nuk i ka pranuar bombat si autentike. “Për mua këto biseda nuk janë autentike. Ato mund të kishin qenë të ngjitura, prera apo të montuara” ka shtuar Kamçev.
Sasho Mijallkov, i akuzuar në këtë lëndë nga PSP, dhe Kamçev si dëshmitar janë parë në gjykatë por nuk janë përshëndetur. /Telegrafi/