Site icon Telegrafi

Kambvoski: Ivanovi është i obliguar të nënshkruajë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Ish Kryetari i ASHAM, Vllado Kambovski, konsideron se Ivanvoi si Kryetar është i obliguar të nënshkruajë ligje, dhe të mos shprehë pikëpamjet e tij.

“Obligimi kushtetues i Kryetarit të Shtetit është që t’i nënshkruajë marrëveshjet që i miraton Kuvendi, dhe tV mos shprehë pikëpamjet dhe interpretimet e tij”, këtë e deklaroi akademiku Vllado Kamboski duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ohër ku merr pjesë në Shkollën Verore të së drejtës natyrore e organizuar nga Qendra për hetime strategjike pranë Akademisë të Shkencave dhe dhe arteve të Maqedonisë.

Kamboski konsideron se nuk duhet të ndalohen proceset integruese të Maqedonisë që janë hapur me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë, që duhet të vërtetohet në referendum, e më pastaj në Kuvend, ku nënshkrim duhet të vendosë Kryetari i Shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prej kur pranon të jesh Kryetar dhe je pjesë e betimit se duhet të respektosh Kushtetutën, atëherë duhet edhe veprimet t’i marrish në pajtim me Kushtetutën. Nëse ai është i obliguar sipas Kushtetutës, nuk bëhet për vullnet të lirë se a duhet ta nënshkruajë apo jo, a do të ketë këtë qëndrim apo qëndrim tjetër, ajo është çështje tjetër, është oblgim kushtetues i tij, nga këtu është edhe obligim ligjor të nënshkruajë ligjin”, tha akademik Kamobski.

Ai konsideron se në referendumin e paralajmëruar, qytetarët do të mund të kalojë, respektivisht qëndrim optimist se ekziston vullnet tek subjektet politike.

“Kundërshtimi i kësaj zgjidhjeje duhet t’i ofrohet me ndonjë alternativë e cila do t’i japë mundësi Maqedonisë nga dalje e krizës shoqërore. Unë pres që në fund do të mbizotërojë ndërgjegjja tek paritë politike të rëndësishme dhe se ky është drejtim i mirë dhe i drejtë”, theksio Kamboski./Telegrafi/

Exit mobile version