Akademiku Vllado Kambovski vlerëson se nuk duhet të mbahet referendum në Maqedoni për miratimin e anëtarësimit në NATO, pasi që protokolli të ratifikohet nga të gjitha vendet anëtarë të Aleancës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kambovski këtë e tha në konferencën e ASHAM-it me temë “Ngritja e vlerave dhe sistemit të sigurisë: Kushte për anëtarësim në NATO”. Anëtari i ASHAM-it vlerëson se është e mjaftueshme vetëm vendimi i Kuvendit dhe ratifikimi i marrëveshjes së Uashingtonit që vendi formalisht dhe zyrtarisht të anëtarësohet në Aleancë.
“Kushtetuta nuk parashikon asnjë procedurë tjetër, nuk parashikon ndonjë referendum, sepse NATO nuk është aleancë e vendeve, por në vete bashkon mbi parimet e koordinimit dhe ndërveprimit dhe ruajtjen e sovranitetit të secilit shtet. Kushtetuta parashikon referendum vetëm kur bëhet fjalë për aleancë shtetesh, nëse ajo do të thotë transferimi i disa kompetencave dhe të drejtave sovrane të shtetit në disa institucione superkombëtare ose të përbashkëta”, tha Kambovski.
Në konferencë morën pjesë edhe z. kryeministrja Radmilla Sheqerinska, ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, ambasadori francez, Christijan Thimonier, kryetari i ASHAM, Taki Fiti./Telegrafi/