Telegrafi

Kambovski: Ndryshimet e propozuara nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën

“Ndryshimet kushtetuese që propozoi qeveria përmbajnë zgjidhje të cilat korrespondojë me marrëveshjen e nënshkruar me Greqinë dhe në përmbajtjen e tyre nuk kundërshtojnë bazat e Kushtetutës”.

Kështu ka theksuar akademiku Vllado Kambovski, i cili pret që deputetët në Kuvend të gjejnë zgjidhje, jo sipas shefave të partive, por sipas bindjeve, njohurive, parashikimeve dhe interesave të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo do të thotë sundim i së drejtës, shtet demokratik dhe mbrojtje e të drejtave dhe lirive të njeriut. Zgjidhjet që ofron marrëveshja me Greqinë janë në pajtim me standardet universale të lirive dhe të drejtave të njeriut”, tha Kambovski.

Në lidhje me ndryshimet sa i përket diasporës, Kambovski thotë se është ndërtuar standard universal, se çdo shtet është i detyruar në kufijtë e tyre t’i ruaj dhe garantojë të drejtat themelore të shtetasve të Maqedonisë./Telegrafi/