Site icon Telegrafi

Kambovski: Ligji për prokurori publike është domosdoshmëri ligjore

Sipas profesorit universitar sjellja e Ligji për prokurori publike nuk është çështje e marrëveshjes politik, por domosdoshmëri ligjore të vendosur nga parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe shtetit modern.

Sipas Vllado Kambovskit, nuk mund të ketë sistem efektiv në shtet nëse vazhdimisht ndryshohen ligjet, vazhdimisht ka amnisti të krimit dhe korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ligji u hartua nga një grup ekspertësh që punon vazhdimisht për dhjetë muaj dhe papritmas mendimi i ekspertëve përjashtohet dhe përpilimi i ligjit mbetet te disa deputetë në bisedime jotransparente. Ata nuk kanë të drejtë. Është gabim teza se Kuvendi mund të bëj çfarë të dojë. Kompetencat e Kuvendit janë të kufizuara. Nuk ka liri absolute që sjell ligje të tilla. Duhet të miratohen ligje që shprehin parimet themelore së drejtës bashkëkohore, të lirive dhe të drejtave, të pavarësisë së gjyqësisë”, tha Kambovski.

Ai shton se nuk mund të jetë gjithçka në fatin e marrëveshjes politike dhe se nuk ka asnjë liri absolute te marrëveshjet politike. “Teza është gabim nëse gjithçka që bisedojmë mund të vendoset në marrëveshje”, shton ai./Telegrafi/

Exit mobile version