Shefit të ri të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit do t’i rekomandoj që ta zbatojë ligjin, pasi po vjen koha e përgjegjësisë, jo vetëm asaj politike por edhe asaj penale gjithnjë e më lartë në funksionet shtetërore. Ky është mesazhi I Akademik Vllado Kambovskit për Islam Abazin, sipas të cilit, me hapjen e negociatave me BE-në vjen fundi i partizimit të institucioneve.
“Duhet t`i ndjek çdo keqpërdorim I pushtetit duhet të ndiqet. Mendoj se shembujt në pesë vitet e fundit kur kishim ndjekje të Kryeministrave, funksionarëve të lartë, tashmë tregojnë se erdhi fundit i arbitraritetit politik 30-vjecar në Maqedoni. Sundimi I së drejtës do të thotë frikë nga ligji, jo frikë nga populli. Populli në zgjedhjet e ardhshme do të ndëshkojë apo jo, por Ligji do të të ndëshkojë varësisht zgjedhjeve”, tha Vllado Kambovski – akademik.
Këto komente Akademik Vllado Kambovski I bëri gjatë debatit për projekt Kodin e ri Penal në organizim të Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me OSBE-në.
Islam Abazi si Shef I Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u zgjodh më 7 nëntor, kur Prokurorët në zgjedhje të drejtpërdrejta votuan për katër kandidatë. Mënyra e këtillë e zgjedhjes ndodhi për herë të parë, por nuk kaloi pa kritika në opinion.
Pas zgjedhjes Abazi tha se për të është sfidë të udhëheq me këtë Prokurori duke mohuar zërat se pas tij qëndron BDI-ja.