Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar kryetarin e ri të zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.
Kamberi i ka uruar suksese Krasniqit në udhëheqjen e partisë, transmeton Telegrafi.
“Uroj Memli Krasniqi për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. I dëshiroj suksese në udhëheqjen e partisë. Përgëzime delegatëve për mbarëvajtjen e Konventës. Sa më të mira partitë politike në Kosovë, aq më shumë mundësi edhe për Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, Memli Krasniqi u zgjodh sot kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës në konventën e dhjetë të kësaj partie. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ndërkaq 7 nga ta ishin kundër dhe 1 abstenoi.
Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së. /Telegrafi/