Site icon Telegrafi

Kamberi: Sulmi terrorist në Banjskë, përshpejtoi vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare për të zbatuar marrëveshjen

“I tërë procesi i dialogut ka stagnuar edhe para sulmit në Banjskë”.

Kështu është shprehur Belgzim Kamberi nga Instituti “Musine Kokalari”, duke thënë se që në fillim Kosova e Serbia kanë pranuar një marrëveshje, duke mos “diskutuar për zbatimin e saj në terren”.

Në RTV Dukagjini,  Kamberi ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë vetëm e ka përshpejtuar vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare për të zbatuar marrëveshjen.

Siç thotë ai, ajo që është me rëndësi në takimin e nesërm në Bruksel, të shihet se a ka realisht forcë BE-ja për të bindur Kurtin dhe Vuçiqin për ta zbatuar marrëveshjen dhe se a do të jetë ajo bilaterale apo unilaterale.

“Nuk po duket që sulmi e ka ndryshuar formatin, vetëm e ka përshpejtuar vullnetin e bashkësisë ndërkombëtare për të zbatuar marrëveshjen. Banjska tregon se duhet të zbatohet marrëveshja. Pikëpyetja kryesore është interesimi i madh i emisarëve për të takuar të dy liderët, a ka realisht forcë BE-ja për të bindur Kurtin dhe Vuçiqin për të zbatuar marrëveshjen, a jemi duke u drejtuar rreth një marrëveshjeje bilaterale apo unilaterale”, ka thënë Kamberi.

Ndryshe, të enjten në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq pritet të mbajnë takime ndarëse me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Exit mobile version