Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka uruar Kosovën për 13-vjetorin e pavarësisë.
Kamberi ka thënë se Serbia në gjithë këto vite po e mban peng vetën, duke e mos pranuar realitetin.
“« Je vous ai compris » (“Unë ju kam kuptuar”). Kjo fjali e famshme e Gjeneralit De Gaulle në Algjer, më 4 qershor 1958, mungon ende sot nga pushtetarët në Beograd, në këtë trembëdhjetëvjetor të pavarësisë së Republikës së Kosovës. Trembëdhjetë vjet që Serbia mbanë para së gjithash veten peng, nga mospranimi i realitetit të sotëm dhe nga mos ballafaqimi me të kaluarën e saj.Kosovë, Urime”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, në Kosovë sot është shënuar 13 vjetori i pavarësisë, ku kanë qenë të organizuara disa aktivitete. /Telegrafi/