Florian Kamberi ka vazhduar shkëlqimin e tij tek skuadra skoceze Hibernian.
Sulmuesi nga Kosova ka qenë edhe në një ndeshje vendimtar për ekipin e tij.
Hibernian u takua me grekët e Asteras Tripolis në kuadër të turit të dytë në Ligën e Evropës.
Mysafirët kaluan shpejtë në epërsi dhe pjesën e parë e mbyllën me dy gola diferencë 0-2.
Por vendasit të udhëhequr nga Florian Kamberi rikthyen gjithçka në të mirë të tyre në pjesën e dytë.
Kamberi edhe njëherë ishte hero për Hibernianin duke shënuar golin e fitores 3-2 në minutën e 93-të.
Ky ishte goli i katërt në tri ndeshjet e Ligës së Evropës për Kamberin këtë edicion.
Kujtojmë që sulmuesi nga Kosova iu bashkua Hibernianit nga gjiganti zviceran Grasshoppers. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=nEzXM0nlR6A