Telegrafi

Kamberi flet për diskriminimin e shqiptarëve në Luginë: Vetëm 17 për qind janë në institucionet shtetërore lokale

Shaip Kamberi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se shqiptarët në Luginën përbëjnë shumicën e popullsisë, por se vetëm 17 për qind prej tyre kanë poste në institucionet shtetërore lokale.

“Në Luginën e Preshevës, shqiptarët përbëjnë 71% të popullsisë, por kanë vetëm 17% të përfaqësimit në institucionet shtetërore lokale dhe të rrethit”, ka shkruar Kamberi në platformën X.

“Serbia zgjedh mandate të numrit të punonjësve institucionalë duke pasqyruar strukturën etnike rajonale, duke theksuar diskriminimin e qeverisë ndaj shqiptarëve”, ka shtuar ai.

In Presheva Valley,Albanians comprise 71% of the population, yet only hold 17% representation in local and district state institutions.?? constitutes mandates institutional employee numbers reflect regional ethnic structure,highlighting government discrimination against Albanians

— Shaip Kamberi (@shkamberi) February 10, 2024

Ndryshe, Qeveria e Serbisë së fundmi ka reduktuar me mbi 1 milion dinarë buxhetin për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës për vitin 2024.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish-kryetari i këtij këshilli, Ragmi Mustafi, i cili ka thënë se shqiptarët në Serbi janë të diskriminuar.

“Ministria e Punëve të Jashtme duhet të përkujdeset, në bazë të kushtetutës, dhe të përmbushë nevojat për t’u kujdesur për shqiptarët jashtë trojeve, në veçanti ata të Preshevës, që janë të diskriminuar. Shqipëria duhet të krijojë fondin e nevojshëm, siç ka krijuar Kosova për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka deklaruar Mustafi./Telegrafi/