Kambana e të famshmit Big Ben në Londër të Britanisë së Madhe do të bie në heshtje duke filluar që nga java e ardhshme, për siç thuhet “t’i dhënë mundësi një riparimi esencial që do t’i bëhet”.
Dhe kjo heshtje, siç shkruajnë britanike, përcjell Telegrafi nuk do të jetë shumë e shkurtë. Ajo do të zgjasë hiq më pak se deri në vitin 2021.
Kjo kambanë, sipas mediave britanike ka rënë për më shumë se 157 vjet.
Gjithsesi kjo kambanë ka pasur edhe “pauza” të tjera. Një e tillë ishte në vitin 2007 dhe një tjetër gjatë një rinovimi në mes të vitit 1983 deri më 1985.
Megjithatë, thuhet se ajo do të bie gjatë ngjarjeve të rëndësishme, siç janë Nata e Vitit të Ri, si dhe E Diela Përkujtimore. /Telegrafi/