Telegrafi

Kamatat, hetohen bankat

Kryetari i këtij komisioni, Osman Ejupi, tha se këtë vit për herë të parë kompanitë vendore që janë duke u hetuar do të përballen me gjoba, në rast të vërtetohet se kanë shkelur ligjin e konkurrencës.

Në bazë të ligjit që tani është në fuqi, sipas tij, parashikohet gjoba nga 10 mijë euro për menaxheret e kompanive, e për kompanitë nga 150 mijë deri në 200 mijë euro.

“Edhe në industrinë bankare jemi duke punuar dhe këtë gjysmë vjetor sigurisht që do të dalim me një vendim me zbërthimin e problematikës së sektorit bankar në vend, që jemi i vetmi vend ën rajon që kamatat në kredi janë më të lartat dhe kamatat në depozita janë më të ulëtat e kjo vetvetiu flet se këtu nuk është diçka në rregull”, tha Ejupi për “Lajm”.

Eksperti Nagip Skenderi, tha se me këto veprime po krijohet një konkurrencë e drejtë.
“Me këto veprime mund të argumentohet se të gjitha procedurat ligjore, ekonomike dhe të sigurisë shkojnë në favor të investitorëve, e jo të mendohet ushtrimi i veprimtarisë biznesore përmes shantazheve dhe mënyrave të tjera korruptive”, u shpreh Skenderi. /Telegrafi/