Site icon Telegrafi

Kamatat e kredive 7.6%

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka bërë të ditur që norma mesatare e interesit për kredi në Kosovë është 7.6 për qind e raportuar në fund të muajit qershor 2015.

Ai thotë se viti 2015 ka qenë një vit i paprecedent në rënien e normave të interesit për kredi në 15 vitet e fundit në Kosovë, duke ju mundësuar kështu qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës një qasje shumë më të lehtë në kredi.

Tanimë Kosova është nën mesataren e rajonit dhe shpresojmë që kjo do t’i kontribuoj pozitivisht ekonomisë së vendit.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Banka Botërore, normat e interesit për kredi në vendet e ballkanit perëndimor në fund të vitit 2014 kanë qenë: Shqipëria me 8.7 për qind, Bosnja dhe Hercegovina me 8.7 për qind, Maqedonia me 7.5 për qind, Mali i Zi me 9.4 për qind dhe Serbia me 14.8 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version