Site icon Telegrafi

Kamasutra tash si audio libër

Guida 1600 vjeçare e seksit në botë është publikuar edhe si audio-libër për herë të parë në historinë e vet të gjatë, në atë që botuesit britanikë e quajtën “si ndeshje e përkryer e historisë antike dhe modernizmit”.

“Tash askush nuk ka nevojë të ndihet i turpëruar duke lexuar publikisht këtë libër të
jashtëzakonshëm dhe të rëndësishëm – thjeshtë vendosni dëgjueset në vesh dhe nisuni për në punë”, tha Simon Petherick, drejtor i shtëpisë botuese “Beautiful Books”.

Kamasutra përmban këshilla për ruajtjen e raporteve dhe njëri prej kapitujve të tij përshkruan 64 lloje të akteve seksuale. /Telegrafi/

Exit mobile version