Telegrafi

Kamaru Usman mbron titullin e welterweight pas triumfit kundër Colby Covington në UFC 268

Kamaru Usman ka arritur të triumfojë ndaj Colby Covington në UFC 268 me me vendim unanim të gjyqtarëve, duke mbrojtur kështu titullin në welterweight (pesha deri në 67 kilogramë apo pesha në mes të lehtës dhe të mesmes).  

‘The Nigerian Nightmare’, i cili i theu nofullën Covingtonit në luftën e tyre të parë në dhjetor 2019, mbrojti me sukses kurorën e tij në welterweight.

Fitorja dhe mbrojtja e titullit nga Usman erdhi pas një lufte të fortë mëngjesin e së dielës në Madison Square Garden të New York City.

Covington qëlloi në vetëm 23 për qind të goditjeve të tij në raundin e parë, ndërsa Usman i dha atij një numër të madh goditjes, duke i krijuar edhe të qara apo prerje në faqen e djathtë.

Në raundin e dytë, Usman ishte i pamëshirshëm duke arritur ta rrëzojë dy herë, por në asnjërin rast nuk ishte nokaut dhe përballja shkoi deri në sekondën e fundit.

 

Covington arriti t’i kthente gjërat në raundin e tretë, duke luftuar mirë, dhe amerikani vazhdoi t’i shkaktonte probleme Usmanit në raundin e katërt me një numër goditjesh në trup.

Në raundin e pestë, dyshja shkëmbyen disa goditje të mëdha mes vete, por Covington kurrë nuk e dha atë goditje për të tronditur kundërshtarin e tij dhe Usman ia doli të fitonte.

Pas përfundimit, Usman arriti ta sigurojë një fitore me vendim, pasi të gjithë gjyqtarët ishin pro fitores së tij me rezultate 48-47, 48-47 dhe 49-46). /Telegrafi/