Dhurata për Krishtlindje për një kameriere shtatzënë në Arizona, ka ardhur pak më herët. Madje një dhuratë shumë bujare.
Sarah Clark, një shërbyese në “Pita Jungle” në Phoenix, është nëntë muajshe shtatzënë dhe i fejuari i saj është planifikuar që të ketë një operacion në gju këtë javë, përcjell Telegrafi.
Të shtunën, ajo i kishte shërbyer një çifti, kur pas kësaj, ata i kishin lënë një bakshish goxha të mirë – përveç pagesës prej 61,3 dollarë të faturës, ata i kanë lënë edhe një bakshish prej 900 dollarësh.
“Unë nuk mund të besoja në fillim, sepse ajo ishte një sasi e lartë”, ka rrëfyer ajo. “Më mori kohë deri u binda. Dhe kur u binda, fillova të qajë”.
Clark do të shkojë në pushim të lindjes në fillim të janarit, dhe meqë burri i saj nuk punon, ajo thotë se paratë ishin shumë të nevojshme.
Konsumatorja që la bakshishin, e cila është shtatzënë, la një shënim: “Këto janë para të Zotit – Ai na i dha ne, kështu që ne mund të t’i japim ty. Zoti të bekoftë”. /Telegrafi/