Telegrafi

Kamarieri i një restoranti në Montecarlo habit të gjithë, tregon faturën marramendëse të një klienti (Foto)

Një kamerier që punon në Montercarlo si pjesëtar i shërbimit ndaj klientit në një restorant luksoz, ka dashur të ndajë me të gjithë botën një faturë “normale” të këtij restoranti.

Ai shprehet se vlera e tavolinës shkoi në rreth 155 mijë euro aq sa kushton një apartament i madh në mes të Tiranës.

Djali madje shprehet se kjo faturë nuk konsiderohet e shtrenjtë për atë stil jetese që ka Montecarlo, përkundrazi klientët “grinden” me njëri-tjetrin se cili do të konsumojë më shumë se fqinji në tavolinën ngjitur, transmeton JOQ.

Për shembull në rastin konkret, vetëm shampanja ka kushtuar 130 mijë euro.