Një kamerier që punon në Montercarlo si pjesëtar i shërbimit ndaj klientit në një restorant luksoz, ka dashur të ndajë me të gjithë botën një faturë “normale” të këtij restoranti.
Ai shprehet se vlera e tavolinës shkoi në rreth 155 mijë euro aq sa kushton një apartament i madh në mes të Tiranës.
Djali madje shprehet se kjo faturë nuk konsiderohet e shtrenjtë për atë stil jetese që ka Montecarlo, përkundrazi klientët “grinden” me njëri-tjetrin se cili do të konsumojë më shumë se fqinji në tavolinën ngjitur, transmeton JOQ.
Për shembull në rastin konkret, vetëm shampanja ka kushtuar 130 mijë euro.